Lajme
Mosmarrëveshje në komunikacion, theret me thikë një person në Prishtinë
Demokracia
09:25 | 24 Dhjetor 2022
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pas një mosmarrëveshje në lidhje me një aksident trafiku. 

Në raportin e Policisë thuhet se i dyshuari me thikë e ka lënduar viktimën.

“LËNDIM TRUPOR/Rr. Ndue Perlleshi, Prishtinë 22.12.2022 – 22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje në lidhje me një aksident trafiku, me një thikë e ka lënduar viktimën mashkull kosovar”, thuhet në raportin e PK-së.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Demokracia.com/

Të ngjashme