Nuk kanë të ndalur skandalet e Kryetarit të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në këtë komunë, Ekrem Rrahmani, ka thënë se Komunës së Podujevës nuk i mjaftuan 1.4 milionë euro për rregullimin e rrugës “Skënderbeu”, por iu desh të ndërhyjë në taksat e qytetarëve për plotësimin e shumës së parave për ndërtimin e kësaj rruge.
Bazuar në dokumentet e publikuara, Rrahmani tregon sesi qeverisja lokale e Podujevës kishte nënshkruar kontratë mbi kontratë për të njëjtën çështje, gjë që është në kundërshtim të plotë me Ligjin e Prokurimit. /Demokracia.com/
DOKUMENT KONTRATA:
Shuma e parave për rikonstruktimin e rrugës “Skënderbeu”, sipas Komunës së Podujevës, duhet të jetë 1 milion e 316 mijë e 502,96 euro.