(I plotësuar) – Anijembajtësja amerikane, e njohur si USS Thedore Roosvelt, është futur në ujërat e Detit Jugor Kinez për të promovuar “lirinë e ujërave”, tha një ushtarak amerikan të dielën, në kohën kur tensionet në mes të Kinës e Tajvanit kanë shqetësuar administratën e re në Uashington, shkruan Reuters, transmeton Demokracia.com.
I emëruari i Bidenit për Sekretar të Shtetit, Antony Blinken, i tha senatit amerikan se Kina, pa dyshim, është sfida më e madhe për Amerikën, më shumë se asnjë vend tjetër.
Tajvani raporton për ndërhyrje të madhe të forcave kineze
Tetë avionë bombardues të Kinës dhe katër avionë të tjerë luftarakë, të shtunën janë futur në zonën mbrojtëse të pjesës jugore-perëndimore të Tajvanit, ndërkaq forcat ajrore të Tajvanit i kanë përgatitur raketat mbrojtëse “për të monitoruar” këtë ndërhyrje, informoi sot Ministri i Mbrojtjes i Tajlandës, shkruan Reuters, raporton Demokracia.com.
Kina, e cila e konsideron Tajvanin si territor të vetin, ka realizuar thuaja çdo ditë, gjatë muajve të fundit, fluturime në ujërat në mes të pjesës jugore të Tajvanit dhe ishujve Patras (të kontrolluara nga Tajvani).
Megjithatë, raportohet se prezenca e këtyre avionëve bombardues e luftarakë, i përbërë nga tetë bombardues nuklearë H-6K dhe nga avionë luftarakë J-16, është e pazakonshme.
Në anën tjetër, Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës inkurajon Kinën që të ndalojë presionin mbi Tajvanin dhe, në vend të presionit, të fillojë dialogun me përfaqësuesit e Tajvanit, të zgjedhur në mënyrë demokratike./Demokracia.com