Sport
Sigal Prishtina transferon amerikanin Both Gach
Demokracia
16:02 | 22 Dhjetor 2022

Share:

Sigal Prishtina ka konfirmuar sot transferimin e basketbollistit amerikan, Both Gach, i cili së fundmi ishte pjesë e NCAA, raporton klubi prishtinas, përcjell Shqip.com.

Prishtina ka vazhduar me përforcime pasi synon të fitojë titullin në Superligën e Kosovës dhe të shkoj së ma larg në garat evropiane.

Transferimi i fundit i bardhekaltërve është amerikani Bach, i cili luan në pozitën dy dhe tri, teksa sezonin e fundit ishte pjesë e Utah Utes.

Postimi pa ndërhyrje i Prishtinës

BOTH GACH TRANSFERI MË I RI TE SIGAL PRISHTINA

Amerikani Both Gach, 23 vjeçar, i cili luan në pozitën 2/3, është transferi më i ri në skuadrën tonë. Gach vjen në kryeqytet nga NCAA përkatësisht nga kolegji i njohur Utah Utes.

Sezonin e kaluar tek Utah Utes, Gach ka pasur mesatare prej 8.7 pikëve, 2.5 kërcimeve dhe 2.2 asistesh për ndeshje.

WELCOME TO THE HOME OF CHAMPIONS, GACH./Demokracia.com/

Të ngjashme