Blogeres ruse, Nastya Ivleeva i është sekuestruar makina Lamborghini.
Blogerja nga Rusia e cila numëron mbi 7 milionë ndjekës në Instagram, Nastya Ivleeva është ndaluar nga policia.
Bukuroshes i është sekuestruar makina Lamborghini, pasi kishte 199 gjoba të papaguara, transmeton Demokracia.com.
Përmes një postimi që ajo ka shpërndarë në rrjete sociale ka thënë se vlera e gjobave ka arritur afërsisht në 260 mijë dollarë.
“Ishte hera e parë në jetën time që më morën makinën. Mezi po pres të paguaj gjobat e ta rimarr”, u shpreh ajo në videon e fundit të postuar. /Demokracia.com/