Këngëtarja nga Kosova, Albina Kelmendi po merr pjesë në Festivalin e Radiotelevizionit Shqiptar. Fituesi i këtij Festivali merr pjesë në Eurovision.
Për ta ndihmuar Albinën në arritjen e qëllimit të saj, kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj përmes llogarisë së tij në Facebook ka bërë thirrje që të votohet ajo, e cila paraqitet me këngën e fuqishme “Duaje”.
“Albina Kelmendi konkurron në Festivalin e RTSH-së, për pjesëmarrje më tej në Eurovision. Asaj i duhet edhe përkrahja jonë, andaj duke e vlerësuar paraqitjen e saj artistike, ju ftoj ta votoni”, ka shkrua Muharremaj.