Sport
Zyrtare: Trepça ’89 shkëput kontratën me futbollistin e radhës
Demokracia
17:25 | 21 Dhjetor 2022

Share:

Trepça ’89 ka njoftuar se ka ndarë rrugët me futbollistin Valon Dedia, shkruan Demokracia.com.

Klubi mitrovicas ka bërë të ditur se kontrata është shkëputur me marrëveshje të dyanshme me lojtarin.

“Minatorët” e kanë falënderuar për kontributin lojtarin Dedia dhe i kanë uruar suksese në karrierë.

“Klubi Futbollistik Trepça’89 njofton për shkëputjen e kontratës me marrëveshje të dyanshme. Dedia u rrit në ngjyrat gjelbërtebardhë ku si fëmijë i u bashkua klubit, ai u zhvillua në gjeneratat e reja të Klubit”, thuhet në njoftimin e klubit.

Dedia është futbollisti i tretë i larguar nga “Riza Lushta” deri më tani pas përfundimit të stinorit vjeshtor në elitën e futbollit kosovar.

Më parë janë larguar zyrtarisht edhe Daniel Tette dhe Ron Raqi./Demokracia.com/

Të ngjashme