Alma Kelmendi, bashkëshortja e anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Baton Kelmendi, si dhe Flandra Telaku-Krasniqi, familjare e Drita Telakut, e cila është Shefe e Pulmologjisë në Klinikën e Pediatrisë, janë punësuar së fundmi në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka përfunduar procedurat e rekrutimit për punësimin e tre specialistëve të pediatrisë për Klinikën e Pediatrisë.
Demokracia.com ka parë se Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar kishte anuluar testin e parë më shkrim me vendimin nr. 8688 të datës 25.11.2022. Në testin e parë me shkrim, kandidatja Alma Kelmendi, që ka dalë me poentuara në herën e dytë, herën e parë ishte radhitur e dyta.
Demorkacia.com ka siguruar edhe vendimin që ShSKUK e kishte anuluar testin me shkrim, me arsyetimin se pyetjet kishin krijuar konfuzitet.
Në testin e parë, Alma Kelmendi, bashkëshortja e anëtarit të LVV-së, ishte radhitur e dyta. Kësisoj, ajo nuk kishte fituar pikë të mjaftueshme për rekrutim.
Ndërsa, në testin e dytë, Kelmendi ishte radhitur e para me 54.83 pikë.
Demokracia.com ka dërguar pyetje të hënën edhe në ShSKUK për të pyetur se pse është anuluar testi i parë me shkrim dhe se a është në dijeni ky institucion se njëra nga kandidatet tashmë të punësuara, Alma Kelmendi, është bashkëshortja e anëtarit të LVV-së, Baton Kelmendi, i cili është edhe pjesë e Komitetit për Shëndetësi në këtë parti, por ky institucion nuk ka kthyer përgjigje. /Demokracia.com/