ShowBiz
Debati për sytjena në Big Brother Kosova, reagon Duda Balje
Demokracia
19:43 | 20 Dhjetor 2022

Share:

Përtej angazhimit të saj në fushën e politikës si deputete e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje shpesh e gjen veten të përfshirë edhe në komente që lidhen me paraqitjen e saj.

Programi i së dielës “Big Talk Kosova” në Klan Kosova, duke marrë shkas nga debati mes Shota Baraliut dhe Ana Kabashit rreth sytjenave dhe gjithë bujës që ngjalli kjo temë, ka kontaktuar deputeten Duda Balje, e cila gjithashtu është gjykuar për veshje provokative.

Balje, ka thënë se secila femër duhet të vishet ashtu siç ndjehet mirë, pavarësisht paragjykimeve që mund të hasë.

Të ngjashme