Lajme
Kryediplomati grek flet me Lajçakun për tensionet në veri
Demokracia
16:53 | 19 Dhjetor 2022

Share:

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias dhe përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kanë zhvilluar të hënën një bisedë telefonike në lidhje me situatën në veri të Kosovës.

Dendias përmes një postimi në Twitter, ka thënë se me Lajçakun diskutuan për mundësitë e uljes së tensioneve në këtë pjesë të Kosovës.

“Në funksion të vizitave të mia në Ballkanin Perëndimor këtë javë, pata një bisedë telefonike më parë me Miroslav Lajçak, mbi Dialogun Beograd-Prishtinë dhe përpjekjet e ndërmarra për uljen e tensioneve në veri të Kosovës”, ka shkruar Dendias.

Kosova ka hyrë në ditën e dhjetë që nga vendosja e barrikadave në veri.

Ato janë vendosur që nga 10 dhjetori, si protestë pas arrestimit të ish-policit, Dejan Pantiq, i cili dyshohet se ka sulmuar policinë dhe zyrtarët e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në veri.

 

Të ngjashme