Lajme
Protestat në Jarinje, Kusari-Lila: Serbia nuk do të kthehet kurrë në Kosovë
Demokracia
17:32 | 18 Dhjetor 2022

Share:

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Krasniqi-Lila, ka reaguar për protestën që është zhvilluar afër pikëkalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë në Jarinje.

Ajo ka deklaruar se Serbia nuk do të jetë kurrë në Kosovë.

“Lutuni Zotit dhe qëndroni pas Rusisë’ shkruhet në sloganin e protestuesve serbë në kufirin Serbi-Kosovë. Ata bërtisnin me parulla shoviniste dhe çetnike”.

“Mendjet e errëta mesjetare me synime ekspansioniste, i përkasin të shkuarës. Serbia nuk do të kthehet kurrë në Kosovë”, ka thënë Kusari-Lila në Twitter

Të ngjashme