Klubi i Basketbollit Rahoveci e ka pranuar dorëheqjen e kryetrajnerit Muhamed Thaçi.
Kështu ka bërë të ditur klubi nëpërmjet faqes zyrtare në Facebook, shkruan Demokracia.com.
Rahoveci e ka falënderuar Thaçin për kontributin e dhënë, duke i dëshiruar suksese në karrierë.
“KB Rahoveci njofton se ka pranuar dorëheqjen nga trajneri Muhammed Thaçi. Ne falënderojmë trajnerin për kontributin e tij dhe gjithçka që ka dhënë për organizatën tonë, duke i dëshiruar Mujës suksese të mëtejshme në karrierën e tij”, thuhet në njoftimin zyrtar të Rahovecit.
Kujtojmë se një ditë më parë edhe Ponte Prizreni mbeti pa trajner pas dorëheqjes së Arbnor Rifatit./Demokracia.com/