Facebook ka fshirë faqen e qytetit francez Ville de Bitche në platformën e vet. BBC shkruan se shkak për fshirjen e faqes është emri i saj, ku Facebook ka ngatërruar emrin e qytetit me fyerjen angleze.
Kryebashkiaku i Bitche, Benoit Kieffer, tha se faqja në Facebook e qytetit u hoq më 19 mars për shkelje të rregullave të faqes.
“Më 19 Mars, Facebook na informoi se faqja jonë, Ville de Bitche, nuk ishte më në internet, mbi bazën se ishte në shkelje të kushteve që zbatohen në faqet e Facebook. Emri i qytetit tonë duket se vuante nga një interpretim i keq”, tha ai.
Facebook më pas deklaroi se e kishte rivendosur faqen ditën e martë, pasi kishte vërejtur gabimin.