Blerta Deliu-Kodra nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kritikuar qasjen e Qeverisë Kurti dhe presidentes për të mohuar historinë më të re të Kosovës, trashëgiminë politike dhe vlerat kombëtare.
Deliu-Kodra në një konferencë për medie tha se fjalimi i djeshëm i ministres së jashtme Donika Gërvallës shënoi një ditë turpi për Kosovën, që fatkeqësisht u orkestrua nga Qeveria e saj në Prishtinë, ka theksuar se çdo e arritur e Kosovës në politikën e jashtme është meritë e miqve ndërkombëtarë me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton Dmeokracia.com.
“Dje ishte një ditë turpi për Kosovës që fatkeqësisht u orkestrua po vazhdon të orkestrohet dhe u realizua nga ata që do duhet të mbronin e të punonin për qytetarët dhe për Kosovën, qeveria e saj në Prishtinë. Partia Demokratike e Kosovës as që ka pritur që do të jetë ndryshme, sepse ata udhëhiqen nga inat ata udhëhiqen nga zemër ngurtësisë dhe mohimi i çfarëdo të arriture të shtetit të Kosovës, e cila në rend të parë është meritë e askujt tjetër përveç se e qytetarëve të Republikës së Kosovës”, tha Deliu-Kodra.
Ajo më tej shtoi se imazhi që këta qeveritarë, këta mohues të shtetit tonë janë duke portretizuar nëpër botë për vendin, është një Kosovë pa histori, pa shpalljen e pavarësisë, pa Kosovën e njohur nga 117 shtete, pa Kosovën e anëtarësuar në mbi 60 organizata ndërkombëtare, pa UÇK-në, pa luftën tonë çlirimtare, pa sakrifica, pa suksese dhe pa vlera shtetërore.
“Ky pushtet është larguar nga politika e jashtme e koordinuar me miqtë tonë perëndimor dhe është përafruar me narracionin e Rusisë dhe Serbisë. Imazhi që këta qeveritarë, këta mohues të shtetit tonë janë duke portretizuar nëpër botë për vendin, është një Kosovë pa histori, pa shpalljen e pavarësisë, pa Kosovën e njohur nga 117 shtete, pa Kosovën e anëtarësuar në mbi 60 organizata ndërkombëtare, pa UÇK-në, pa luftën tonë çlirimtare, pa sakrifica, pa suksese dhe pa vlera shtetërore. Ministrja e Jashtme e Kosovës, e verbuar nga inatet politike nuk tha asnjë fjalë për njohjen e Kosovës nga Izraeli. Këshilli i Sigurimit është terren për afirmim të shtetësisë së Kosovës dhe jo përkrahje të naracionit rus dhe serb për Kosovën. Pa ia kërkuar askush, Donika Gërvalla-Schwarz foli zi e terr në sytë e botës së si Kosova është e pushtuar nga krimi dhe korrupsioni”, tha Deliu-Kodra.
Kujtojmë se dje në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara është prezantuar raporti i Sekretarit të Përgjithshëm për zhvillimet në Kosovë në gjashtë muajt e fundit që vlerëson të arriturat politike në Kosovë dhe përmirësimin e gjendjes së sigurisë./Demokracia.com/