Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Shqipe Pantina, ka reaguar ndaj statusit të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili u krenua se si lokalet po e furnizojmë Policinë e Kosovës me ushqime.
E ish-bashkëpartiakja e Sveçles ka thënë se shteti po turpërohet me pamje të tilla. Derisa sipas saj shteti ka buxhet të mjaftueshëm për t’u përkujdesur për pjesëtarët e policisë së Kosovës.
Postimi i plotë i Pantinës, pa ndërhyrje:
700 milion euro ne banke te shtetit, e policise buke ju japin bizneset🙈. Hore me tupan!