ShowBiz
VIDEO| Përplasen Gresa dhe Xhuli: “Boll ma, mos e vazhdo”
Demokracia
14:47 | 17 Dhjetor 2022

Share:

Gresa dhe Juliana kanë pasur një diskutim me zë paksa të lartë, teksa po i rregullonin rrobat e çiftit Alisa dhe Urim, të cilët u eliminuan mbrëmë nga Big Brother VIP Kosova.

Gresa e ka akuzuar Julianën se po i merr punët me shumë presion, përcjell Klankosova.tv.

“Krejt me ankth po i bën gjërat, nëse i bën bëj mirë, me qetësi, ose mos i bëj fare”, i ka thënë Gresa, Julianës.

Kjo e fundit i ka lënë rrobat, duke i thënë Gresës që t’i rregullojë të gjitha vet.

“Ja ku janë gjërat, rregulloi. Merruni ju me to. Unë kur e marrë një punë, një përgjegjësi, nuk kam dëshirë me mu përzi”, tha ajo.

Në diskutim është përfshirë edhe Beka, i cili është munduar t’i qetësojë vajzat.

“Boll mo, mos e vazhdo”, është shprehur tutje Gresa ndaj Julianës.

https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=514477680746143

Të ngjashme