Nga drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Zonën e Llapit, Salih Mustafa është dënuar sot nga Gjykata Speciale me 26 vjet burgim.
Pas dënimit të Mustafës nga Gjykata Speciale kanë reaguar të gjithë bartësit e institucioneve të Kosovës dhe pothuajse të gjitha subjektet politike në vend.
Mirëpo, deri më tash, nuk ka reaguar presidentja e vendit, Vjosa Osmani, shkruan Demokracia.com.
Osmani shpesh është kritikuar për mosdurim ndaj disa prej krerëve të UÇK-së.
Mustafa është arrestuar dhe më pas është transferuar në njësinë e paraburgimit të Gjykatës Speciale më 24 shtator të vitit 2020.
Procesi gjyqësor ka nisur më 15 shtator të vitit 2021 dhe në të kanë marrë pjesë 29 dëshmitarë – 14 të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe 15 të mbrojtjes. /Demokracia.com/