Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe numri dy i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka udhëtuar sot nga Kosova në Gjermani dhe është parë i ulur në rreshtin e parë apo siç quhet ndryshe biznes klasë.
Një qytetar që ka udhëtuar në aeroplanin e njëjtë me Konjufcën, i cili e ka shkrepur këtë foto, ka bërë të ditur për Demokracia.com se linja e këtij fluturimi të sotëm ishte nga Eurowings dhe kishte itinerarin Prishtinë-Shtutgart, një fluturim që zgjatë vetëm 2 orë.
Ndryshe, biletat për biznes klasë paguhen më shtrenjtë sesa biletat tjera, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje në kohën kur ishte në opozitë vazhdimisht kishte kritikuar pushtetet e kaluara për udhëtime zyrtare në biznes klasë. /Demokracia.com/