Sport
Lloris për finalen kundër Argjentinës: Ata e kanë Messin, por ne do të përpiqemi ta bëjmë lojën tonë
Demokracia
22:51 | 14 Dhjetor 2022

Share:

Portieri, Hugo Lloris ka folur pas kualifikimit në finale të Kupës së Botës me Francën.

“Gardiani” i Francës ka vlerësuar lart ekipin e Argjentinës, kundërshtarin e “Gjelave” në finalen e madhe.

Lloris ndër tjerash tha se Argjentina ka në ekip Lionel Messin, por sipas tij, francezët do të mundohen ta bëjnë lojën e tyre për ta mbrojtur trofeun.

“Argjentina është një ekip shumë i madh. Ata kanë treguar se sa konkurrues janë, dhe kanë Messin në ekip. Ka gjithçka për një lojë të shkëlqyer, por ne do të përpiqemi ta kthejmë lojën në anën tonë”, ka thënë Lloris pas ndeshjes me Marokun (2:0), njofton L’Equipe, transmeton Demokracia.com.

Argjentina dhe Franca do të përballen më 18 dhjetor nga ora 16:00 në finale të Kupës së Botës “Katar 2022”./Demokracia.com/

Të ngjashme