Klubi i Basketbollit Golden Eagle Ylli u ka bërë thirrje tifozëve të saj për pjesëmarrje në ndeshjen kundër Pejës të mërkurën mbrëma.
Ylli ka njoftuar se të gjitha të hyrat e biletave do të shkojnë për Policinë e Kosovës, shkruan Demokracia.com.
“Një spektakël – dy arsye. Të gjitha të hyrat nga shitja e biletave do të shkojnë për Policinë e Kosovës” – thuhet në njoftimin e Yllit.
Ky vendim i klubit suharekas vjen pas krizës që po kalon veriu i Kosovës kohët e fundit.
Pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë të pozicionuar në pjesën veriore të vendit për të ruajtur sovranitetin e shtetit të Kosovës, pas incidenteve të fundit dhe bllokimit të rrugëve nga bandat kriminale serbe./Demokracia.com/