Ish-drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismajli ka vizituar ish-krerët e UÇK-së në Hagë.
Këtë vizitë e ka bërë të ditur duke publikuar një fotografi para ndërtesës së Gjykatës Speciale në Hagë.
“Liria ka emër” ka shkruar Ismajli në postimin e tij, pasi ka vizituar Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin.
Kujtojmë se vet Ismajli ka qenë pjesë e UÇK-së si mjek i luftës. Ai ka mbajtur pozitën e drejtorit të Klinikës së Gjinekologjisë për një mandat.