Lajme
Situata në veri| Rama reagon pas deklaratave të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe
Demokracia
20:35 | 11 Dhjetor 2022

Share:

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, i ka përshëndetur deklaratat e ambasadave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe në Prishtinë dhe Beograd.

Në deklarata kërkohet heqja e menjëhershme e barrikadave në Veri të Kosovës të vendosura nga serbët lokalë.

Po ashtu kërkohet edhe që të shmanget përshkallëzimi, si dhe dënohen sulmet ndaj Policisë së Kosovës dhe EULEX-it.

“Nuk mund të pajtohem më shumë”, thotë Rama.

“Me zë të lartë dhe të qartë për të gjithë ata që duan të dëgjojnë”, vazhdon ai në Twiterr.

Të ngjashme