Të kesh shkollën në plazh tingëllon si ëndërr, apo jo ?
Pas një vit mësimi në distancë dhe klasave me distancë, një shkollë në rajonin spanjoll të Murcia po bën pikërisht këtë, duke u përpjekur të kombinojë ajrin e pastër dhe një mënyrë të re të mësimdhënies.
Jashtë shkollës ‘Felix Rodriguez de la Fuente’, fëmijët me maska ulen përpara një dërrase të zezë të rreshuar në tavolinat e gjelbërta të vendosura në brigjet me rërë të Playa de los Nietos (Plazhi i Nipërve), shkruan Reuters dhe transmeton Demokracia.com.
“Është e sigurt, fëmijët po argëtohen shumë”, tha mësuesi i anglishtes Juan Francisco Martinez. “Atë që ata mësojnë këtu nuk e harrojnë.”
Mësimet janë pjesë e një projekti më të gjerë të njohur si “Ajri i freskët”, i cili synon të krijojë cilësi më të mirë të ajrit për fëmijët gjatë pandemisë COVID-19, përfshirë mësimin në ajër të pastër.
Mësuesit fillojnë përgatitjen e plazhit në orën 8 të mëngjesit. Tetë klasa marrin pjesë në mësimet 20-minutëshe dhe grupet rrotullohen nëpër zona të ndryshme.
Fëmijët në shkollë janë të moshës 3 deri në 12 vjeç dhe deri më tani nuk ka pasur raste të raportuara të koronavirusit.
“Më pëlqen të shkoj në plazh!” tha Antonio Fernandez, 9 vjeç. “Unë preferoj të jem në plazh sepse ndihem më i relaksuar dhe komod”.
Luz, 10 vjeç, tha: “Kjo është shumë e mirë sepse jam me miqtë e mi, jam në plazh, e dua plazhin, në verë gjithmonë vij këtu për të notuar çdo ditë dhe e dua rërën”. /Demokracia.com/