Lajme
Kurti tregon se çfarë deshi të nënkuptonte me termin “pro-aziatik”
Demokracia
14:15 | 11 Dhjetor 2022

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë, tha se Serbia po kërcënon sërish me luftë.

Kurti shpjegoi se termin “pro-aziatik”, të cilin e përdori, të shtunën në një postim në “Facebook”, deri sa iu referohej Serbisë si “pro-aziatike”.

Ky postimi i Kurtit ngjalli reagime të shumta në opinion. Sot në një konferencë për medie, Kurti tregoi për këtë term, duke shpjeguar, siç tha ai, kontekstin.

“Në deklarimin tim të mbrëmshëm kam përdorur shprehjet pro – amerikan dhe pro-aziatik në kuptimin politik. Kur kam thënë pro amerikan nuk kam menduar për Amerikën latine, as pro- aziatik nuk kam menduar për Japoninë. Teksti im i mbrëmshëm ka kontekst, dhe aty theksohet përpjekja e Serbisë që ta heq çështjen e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi nga Bashkimi Evropian dhe ta shpie te Këshilli i Sigurimit të OKB, ku dihet se anëtare të përhershme dy shtete nga Azia, Rusia dhe Kina, këtë edhe thotë konteksti i atij teksti”, tha Kurti

Të ngjashme