Lajme
FOTO| Serbët përdorin kamionët e donacionit nga BE-ja si barrikada në veri
Demokracia
12:48 | 11 Dhjetor 2022

Share:

Pavarësisht që gjatë natë së mbrëmshme pati shpërthime të shumta dhe të shtëna me armë, situata sot në veri aktualisht është e qetë.

Por serbët lokal si barrikada po përdorin edhe kamionët që Bashkimi Evropian ua ka dhuruar donacion.

Nga fotografitë e bëra nga Tëvë1 shihet një kamion në Rudar që është donacion nga BE-ja duke u përdorur për barrikadë.

Ndryshe, vendosja barrikadave në Rudarë erdhi në shenjë pakënaqësie për arrestimin e ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq nga radhët e komunitetit serb.

Si rrjedhojë, Policia e Kosovës ka mbyllur rrugët që çojnë për në pikëkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak që lidhin Kosovën dhe Serbinë.

Të ngjashme