Lajme
DOKUMENT| Ky është vendimi i presidentes Osmani për shtyrjen e zgjedhjeve në veri dhe caktimin e datës së re
Demokracia
19:45 | 10 Dhjetor 2022

Share:

Presidentja Vjosa Osmani tashmë e ka nënshkruar vendimin për shtyrjen dhe caktimin e datës së re të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, si dhe zgjedhjeve të parakohshme për kuvendet e komunave: Zveçan dhe Leposaviq.

Demokracia.com e ka siguruar vendimin e presidentes Osmani, të nënshkruar sot nga ajo, ku thuhet se shtyrja po bëhet me konsensus të plotë të partive politike.

“Shtyhen zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, të përcaktuar për datën 18.12.2022, si dhe zgjedhjet e parakohshme për kuvendet komunale: Zveçan dhe Leposaviq, të përcaktuar për datën 25.12.2022. Zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, si dhe zgjedhjet e parakohshme për kuvendet e komunave: Zveçan dhe Leposaviq, do të mbahen më 23.04.2023”, thuhet në vendimin e Osmanit.

Demokracia.com kishte raportuar edhe dje lidhur me shtyrjen e zgjedhjeve, megjithatë procedura që ka ndjekur Osmani mund të bëjë që ajo të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese.

 

 

Të ngjashme