Sport
VIDEO/ Çfarë i ndodhi Messit gjatë intervistës pas ndeshjes? Dalin pamjet e tensioneve
Demokracia
12:40 | 10 Dhjetor 2022

Share:

Sfida Holandë-Argjentinë padyshim ishte një ndër më të bukurat e këtij Botërori. Teksa dukej që ndeshja do të mbyllej me fitoren e ekipit të Skalonit, “tulipanët” barazuan duke dërguar sfidën në shtesë.

Por edhe shtesat nuk arritën të zgjidhnin fituesin, teksa u kalua tek penalltitë. Më pas ishte kombëtarja “abiçeleste” e cila triumfoi në stadiumin “Lusail”.

Pas ndeshjes kapiteni Lionel Messi duket se e kishte humbur fare toruan. Përveç incidentit në fushën e blertë, ai i ka bërtitur një tjetër personi gjatë një prononcimi për mediat.

Sipas gazetës spanjolle “Marca”, 35-vjeçari i kishte ‘ngulur’ një shikim kërcënues për disa sekonda përpara se t’i bërtiste me fjalë fyese Wout Weighorst, lojtari i Holandës që shënoi dhe dy golat për skuadrën e tij.

“Çfarë po shikon, budalla? Shiko punën tënde, budalla. Largohu”, u shpreh Messi.

Të ngjashme