Auto&Tech
Samsung pritet të lançojë së shpejti smartphone-at e ri që palosen
Demokracia
14:11 | 13 Prill 2021

Share:

Prodhuesit e smartphone-ve janë prekur për momentin nga mungesa e proçesorëve në treg, por me sa duket Samsung po punon fort drejt lançimit të 2 smartphone-ve të palosshëm. Kompania pritet të prezantojë Galaxy Z Fold 3 dhe Z Flip 2 në muajin korrik.

Ndryshimet kryesore që ne mund të presim nga to janë teknologjia e përdorur në ekrane dhe bateria.

Galaxy Z Fold 3 mund të vijë me një ekran më të vogël se paraardhësi, ku ai i brendshmi do të jetë 7.5 inç dhe ekrani i jashtëm 6.2 inç. Gjithashtu bateria do të jetë më e vogël, saktësisht 4,380mAh. Falë teknologjisë së re që do të përdoret në ekran Z Fold 3 mund të ofrojë suport për S Pen.

Edhe Galaxy Z Flip mund të përdorë një bateri 100mAh më të vogël, nga 3,300mAh të versionit të mëparshëm në 3,200mAh. Këto ndryshime në madhësinë e këtyre smartphone-ve vijnë me qëllimin për t’u bërë më të lehtë për t’u mbajtur në xhep.

Lançimi i Z Fold 3 dhe Z Flip 2 duhet të kompensojë mungesën e serisë së re Note, e cila nuk do të prezantohet këtë vit.

Të ngjashme