Gjatë ditës së sotme pritet të përfundojë procesi i vaksinimit të personave nga 80-84 vjeç.
Sipas koordinatorit të Qendrës së vaksinimit “1 Tetori”, Niman Bardhi, deri më tani janë vaksinuar 1 mijë e 13 persona të moshës 80-84 vjeç, shkruan Demokracia.com.
“Edhe në ditën e sotme që është dita e fundit e vaksinimit të personave të moshës 80 deri në 84 vjeç, po vazhdon procesi i vaksinimit. Nga dita e parë janë gjithsej 1 mijë e 13 persona të vaksinuar”, tha Bardhi.
Bardhi më tej shtoi se tani janë duke pritur edhe rekomandime të tjera se cili do të jetë procesi i vaksinimit tani e tutje.
“Në çdo moment po presim që të vjen rekomandimi se cili do të jetë procesi i punës nga nesër e tutje dhe për momentin nuk mund të ofrojë sqarim më të madh se kush nesër do të vazhdon”, tha Bardhi.
Kujtojmë se sipas Planit Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19, në fazën e parë do të vaksinohen të gjithë punëtorët shëndetësorë, banorët në shtëpitë e pleqve dhe terë punonjësit socialë, grupmosha mbi 80 vjeç dhe personat me sëmundje kronike.
Numri i përgjithshëm i grupit të synuar në fazën e parë është 54 mijë (ose 3% e popullsisë së përgjithshme të vendit).
Ndërsa sipas të dhënave të deri më tanishme janë vaksinuar vetëm rreth 4 mijë persona./Demokracia.com/