Mëngjesin e sotëm është gjetur pa shenja jete rojtari i një fabrike në fshatin Hoçë të Rahovecit.
Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.
“Datë 13.04.2021 rreth orës 08:00, nga pronari i fabrikës ,,Fatmir Commerc’’ që gjendet në fshatin Hoçë e Madhe, KK. Rahovec, është pranuar njoftim, se rojtari që kryen shërbim – sigurim në këtë fabrikë është gjete i vdekur në një barakë”, tha Gjurkaj.
Gjurkaj më tej ka njoftuar se emergjenca mjekësore ka konstatuar vdekjen e personit.
“Vendit të ngjarjes i është përgjigjur fillimisht patrulla policore nga Stacioni policor – Rahovec, si dhe hetuesit Rajonal, po ashtu dhe emergjenca mjekësore, e cila ka konstatuar vdekjen e personit. Më urdhëresë të prokurorit kujdestar trupi i pajetë dërgohet në IML-e për obduksion”, tha Gjurkaj./Demokracia.com/