Sport
Trazira dhe përleshje para selisë së Bashkimit Evropian: Marokenët shkaktuan kaos në Bruksel pas kualifikimit historik
Demokracia
11:20 | 08 Dhjetor 2022

Share:

Maroku e ka shkaktuar një prej befasive më të mëdha në fazën e eliminimit direkt në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Marokenët kanë eliminuar favoritin e madh, Spanjën pas penalltive.

Festa nisi menjëherë kudo që jetojnë marokenët, derisa në Bruksel kishte një kaos vërtetë të madh.

Përleshjet mes marokenëve dhe policisë belge kanë zgjatur deri natën vonë.

Para selisë së Bashkimit Evropian, po zhvillohej një luftë e vërtetë në rrugë.

Madje, kishte edhe shkatërrim të pronës publike në qytetin e Brukselit dhe pamjet e trazirave kanë “pushtuar” shpejt internetin./Demokracia.com/

Të ngjashme