Lajme
Situata e sigurisë vë në pikëpyetje zgjedhjet në veri
Demokracia
21:45 | 07 Dhjetor 2022

Share:

Incidentet e 6 dhjetorit në veri të Kosovës ngritën pikëpyetje për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, më 18 dhjetor.

Presidenca dhe Qeveria e Kosovës thanë se janë në pritje të vlerësimit të situatës së sigurisë nga Policia e Kosovës.

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, tha se nuk ka kushte për një proces të tillë. Zgjedhjet “nuk mund të mbahen me zor”, tha edhe kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

Ndërsa, disa kandidatë për kryetarë të komunave në veri, të intervistuar nga REL-i, thanë se procesi duhet të shkojë përpara në datën e caktuar.

 

Të ngjashme