Lajme
EUROPOL kap 4.6 tonë kokainë me vlerë 150 milionë euro
Demokracia
21:10 | 07 Dhjetor 2022

Share:

4.6 tonë kokainë, kjo është sasia marramendëse që u kap gjatë një aksioni të udhëhequr nga EUROPOL-i dhe kap vlerën e 150 milionë eurosh.

Droga u kap nga marina franceze para një jave, saktësisht më 30 nëntor.

Në operacionin e madh ndërkombëtar u përfshijnë po ashtu edhe autoritetet e Brazilit, Francës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, njofton EUROPOL përcjell Klankosova.tv

“Pluhuri i bardhë” u nis për në Evropë nga një anije 21 metra e gjatë e u ndal në ujërat ndërkombëtare në brigjet e Sierra Leones.

Të ngjashme