Lajme
“Për sigurinë tuaj”| Policia në veri detyron gazetarët të largohen nga vendi i ngjarjes
Demokracia
21:26 | 06 Dhjetor 2022

Share:

Gazetarët që po raportojnë nga veriu i Kosovës, janë detyruar nga Policia që të largohen nga vendi i ngjarjes, për shkaqe sigurie, siç u është thënë atyre.

Nacionale raporton se në vendin e ngjarjes ka arritur edhe KFOR-i, për të deminuar një mjet të pashpërthyer, brenda zyrave të KQZ-së.

Para pak minutash ndërkaq, atyre iu është kërkuar që të largohen nga vendi i ngjarjes.

“Për sigurinë tuaj.” – kështu u është thënë gazetarëve, kur iu kërkua që të largohen.

Sipas raportimeve, Policia e Kosovës, në bashkëpunim me EULEX-in, është e vendosur pranë zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në atë zonë.

Oficerët e pranishëm pranë zyrave, nuk kanë dhënë ndonjë sqarim shtesë rreth situatës, e cila nisi pasditen e së martës.

Të ngjashme