Pesë persona janë arrestuar pasi që janë përfshirë në një rrahje në Komoran.
Përmes një njoftimi nga Policia kanë bërë të ditur se në këtë rast, nga mjete të forta (shufra metali) , janë lënduar të gjithë personat e përfshirë.
“Personat e lënduar pas trajtimit të nevojshëm mjekësor dhe më pas intervistimit nga ana e policisë me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Njoftimi i plotë:
Arrestohen pesë persona për përfshirje në rrahje
Sot rreth orës 07:00, kemi pranuar informatën për një rrahje në Komoran, ku kanë qenë të përfshirë pesë persona.
Në këtë rast, nga mjete të forta (shufra metali) , janë lënduar të gjithë personat e përfshirë.
Personat e lënduar pas trajtimit të nevojshëm mjekësor dhe më pas intervistimit nga ana e policisë me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.
Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën lëndim trupor.