Juristja e të të drejtës së mediave, Flutura Kusari, ka deklaruar se është jashtëzakonisht shqetësuese që Policia e Kosovës nuk e ka organizuar një ekip të policëve që të qëndrojë afër gazetarëve të cilët po janë duke raportuar Mitrovica e Veriut.
Kusari në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se gazetarët aktualisht janë pa mbrojtje policore atje.
“Jam ne kontakt me disa gazetare atje, te cilët po e rrezikojnë jetën e tyre për të na mbajtur te informuar. Ata janë pa mbrojtje policore, janë të braktisur! Ne situata te tilla, me tensione te ngritura, me shpërthime, gazetaret lehtësisht mund te bëhen target i sulmeve fizike. Kështu ndodhi para në kohe ne veri, kur gazetaret u sulmuan gjate raportimit nga atje, sepse policia kishte dështuar t’i siguronte”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë i Kusarit, pa ndërhyrje:
Eshte jashtezakonisht shqetesuese qe Policia e Kosoves nuk e ka organizu nje ekip te policeve me qendru afer gazetareve te cilet po raportojne live nga Mitrovica sonte!
Jam ne kontakt me disa gazetare atje, te cilet po e rrezikojne jeten e tyre per te na mbajtur te informuar.
Ata jane pa mbrojtje policore, jane te braktisur!
Ne situata te tilla, me tensione te ngritura, me shperthime, gazetaret lehtesisht mund te behen target i sulmeve fizike. Keshtu ndodhi para nje kohe ne veri, kur gazetaret u sulmuan gjate raportimit nga atje, sepse policia kishte deshtuar t’i siguronte.
Policia mban pergjegjesi per sigurine e gazetareve dhe urgjentisht duhet t’u siguroje nje ekip qe i percjelle ata. Urgjentisht.
A ka nevoje ende me e permende faktin qe shteti ka obligim me ofru mbrojtje speciale per gazetaret per shkak te profesionit te tyre?