Lajme
Afaristë shqiptarë nga Gjermania vizitojnë krerët e UÇK-së në Hagë
Demokracia
17:37 | 05 Dhjetor 2022

Share:

Kryetari i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani, Mustaf Abazi së bashku me dy biznesmenë shqiptarë, Fatos Xhafollin dhe Arton Rrekaliun, e kanë vizituar sot ish-presidentin Hashim Thaçi në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.

Abazi ka thënë se shteti i Kosovës duhet të marrë përgjegjësi dhe ta mbrojë historinë e lavdishme të luftës së UÇK-së.

“Sot në cilësinë e Kryetarit të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani bashkë me Fatos Xhafollin dhe Arton Rrekaliun vizituam Presidentin Hashim Thaçi dhe çlirimtarët tjerë të cilët po mbahen padrejtësisht të burgosur në Hagë. Shteti i Kosovës duhet të merr përgjegjësi dhe të mbrojmë historinë tonë më të lavdishme sepse liria e jonë është rezultat i luftës tonë çlirimtare. Në Hagë nuk janë vetëm individët të akuzuar, por Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe misioni i saj për ta bërë Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Ne jemi të bindur që të bashkuar do ta përballojnë edhe këtë sfidë të iniciuar dhe organizuar në Moskë e Beograd”, ka thënë kryetari i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani, Mustaf Abazi.

Të ngjashme