Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu në përvjetorin e rënies heroike të Merevete Maksutaj, ka bërë homazhe te shtatorja në Pejë duke nderuar veprën dhe luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Musliu në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se në prezencë të familjarëve dhe bashkëluftëtarëve të Mervetes, kujtuan trimërinë e një vajze sypatrembur dhe të gatshme për t’u flijuar në mbrojtje të shokëve dhe shoqeve të idealit.
“Shtatorja e saj, hijerëndë dhe krenare si bjeshkët mbi Pejë, na flet në ndërgjegje si gra, si politikanë dhe si popull. Çmimi i lirisë është gjaku që nuk falet. Lavdi e përjetshme Mervetes, luftës dhe heroizmit të saj. Ti dhe vajzat si ti do mbeteni udhërrëfyeset tona të denja”, ka shkruar Musliu.
Postimi i plotë i Musliut, pa ndëhryrje:
Në përvjetorin e rënies heroike të Mervete Maksutaj, sot në Pejë bashkë me nënkryetarin e Istogut, Ali Nimanaj, me miq të shumtë dhe me motrën time nderuam luftën heroike të një vajze 20 vjeçare e cila e deshi LIRINË më shumë se jetën. Në prezencë të familjarëve dhe bashkëluftëtarëve të Mervetes, kujtuam trimërinë e një vajze sypatrembur dhe të gatshme për t’u flijuar në mbrojtje të shokëve dhe shoqeve të idealit.
Shtatorja e saj, hijerëndë dhe krenare si bjeshkët mbi Pejë, na flet në ndërgjegje si gra, si politikanë dhe si popull. Çmimi i lirisë është gjaku që nuk falet.
Lavdi e përjetshme Mervetes, luftës dhe heroizmit të saj. Ti dhe vajzat si ti do mbeteni udhërrëfyeset tona të denja.
Lavdi dëshmores Mervete Maksutaj dhe gjith dëshmorve të rënë për LIRI!