Lajme
“Nuk është kompetencë e imja”| Ministrja Haxhiu flet për lejen e punës që e mori në burg kunati i saj
Demokracia
11:49 | 04 Dhjetor 2022

Share:

Hazir Krasniqi, kunati i Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, po i mundësohet të punojë derisa po e vuan dënimin me burg në Smrekonicë.

Ai ishte dënuar për ndihmë në vrasje, e për shkak të sjelljeve të mira, siç u tha, iu lejua edhe puna jashtë burgut.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e pyetur nga Nacionale për këtë temë, ka thënë se kjo nuk është kompetencë e saj.

“Këto nuk janë kompetencë e imja”, tha shkurt Haxhiu, duke kërkuar që për temat e tilla t’i drejtohen Shërbimit Korrektues të Kosovës.

LEXO EDHE:

Kunatit të Ministres Haxhiu i jepet privilegji të punojë derisa po vuan dënimin në burg

Të ngjashme