Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në pasditën e të shtunës në rrugën Prishtinë-Pejë.
Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
Krasniqi ka treguar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:45, në fshatin Bresje të Komunës së Fushë-Kosovës dhe janë përfshirë tri vetura.
“Në ora 16:45, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (Bresje F.Kosovë). Në aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë ai.
Krasniqi ka treguar se njësitet policore janë marrë me procedurat në vendngjarje.