Në një takim elektoral, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kishte veshur një palë atlete të personalizuara me logon e PS-së dhe numrin 12, që është numri rendor i Partisë Socialiste në listën e zgjedhjeve të 25 prillit.
Atletet janë një prodhim shqiptar nga gratë e fabrikës së këpucëve në Berat, të cilat kryeministri Rama i falënderoi përmes një postimi në Instagram.
“Made in Albania – Faleminderit grave duararta të fabrikës së këpucëve Berat”, tha Rama, ndërsa ndan foton e atleteve. /Demokracia.com/
https://www.instagram.com/p/CNkBmXXJi0o/?utm_source=ig_web_copy_link