Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhmes do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Në njoftimin e IHMK-së thuhet se vranësirat ditën e diele parashihen të shoqërohen me reshje shiu.
“Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat ditën e diele parashihen të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet o-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e Institutit.
Më tej thuhet se do të fryjë erë kryesisht nga perëndimi dhe veriperëndimi e lehtë deri mesatare./Demokracia.com/