Lajme
Krizë e madhe | Albin Kurti çon përpara ligjin e rrezikshëm për të larguar mijëra njerëz nga puna
Demokracia
10:39 | 03 Dhjetor 2022

Share:

Mijëra të punësuarve në administratën publike në Republikën e Kosovës, që i takojnë pozitave të nivelit të ulët dhe të mesëm drejtues, do t’u shpallet konkursi për vendin e tyre të punës që aktualisht janë duke e ushtruar. Shumë prej tyre mund humbasin vendin e tyre të punës.

Kjo do të bëhet një vit pasi të hyjë në fuqi Ligji për Zyrtarët Publik i propozuar nga Qeveria Kurti. Ky ligj nga dita e sotme ka hyrë në shqyrtim në Kuvendin e Kosovës dhe mes shumë debateve ai ka kaluar në Komisionin për Administratë Publike.

Neni 99 i këtij ligji e parasheh shpalljen e procesit të rekrutimit përmes konkursit publik.

“Një (1) vit pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, për të gjitha pozitat e nivelit të ulët dhe të mesëm drejtues do të shpallet procedura e rekrutimit sipas radhës së planifikuar përmes konkursit të hapur dhe publik, përjashtimisht për pozitat të cilat kanë qenë të lira dhe janë plotësuar gjatë fazës transitore të rekrutimit sipas nenit 98 të këtij ligji”, thuhet në këtë nen.

NENI 99

Pavarësisht faktit se një zyrtar që ka ushtruar për vite të tëra detyrën në nivelin e ulët apo të mesëm drejtues, ai/ajo mund ta humbasë vendin e punës. Në rastet kur zyrtari nuk shpallet fitues apo nuk ka konkurruar fare, ai do të sistemohet në kategorinë profesionale me kusht që plotëson kriteret për emërim në pozitën në fjalë. Por, deri në emërim, zyrtari në fjalë do të hyjë në listën e pritjes. Kjo parashihet në nenin

NENI 99.4 / 99.6
 Një ish-zyrtar që vendoset në listën e pritjes nuk do të përbëjë asnjë garanci se i njëjti do të sistemohet në kategorinë profesionale.

Sipas nenit 67 nëse brenda 9 muajsh nëpunësi nuk ricaktohet në një pozitë të lirë të shërbimit civil ai do të lirohet nga shërbimi civil, pra do ta humbasë vendin e tij të mëparshëm të punës, apo edhe sistemimin e mundshëm, shkruan Blic.

NENI 67

Ky ligj që po mbështet fuqishëm nga Qeveria Kurti dhe Vetëvendosje, pritet të miratohet shumë shpejt në Kuvendin e Kosovës pasi që të kalohen procedurat e parapara për miratimin e tij.

Të premten ky projektligj është miratuar në parim nga Komisioni për Administratë Publike. Gjatë prezantimit të këtij projektligji nga ana e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se reforma në administratën publike duhet të ndodhë, edhe pse sipas tij do të jetë dhimbshme.

Të ngjashme