Futbollistët e Serbisë po kanë telashe për ta pranuar humbjen e rëndë nga Xhaka e Shaqiri, përkatësisht nga Zvicra.
Sulmuesi Aleksandar Mitroviq ka thënë se humbja 3:2 ishte humbje për gjithë Serbinë, jo vetëm përfaqësuesen.
“Humbje e rëndë, natë e rëndë për ne dhe për të gjithë në Serbi. Na vjen keq. Do të duhet kohë që të harrohet kjo”, ka thënë Mitroviq, ndër të tjera.