Lajme
KEDS/KESCO, importoi 4 milionë euro energji elektrike vetëm javën e fundit të nëntorit
Demokracia
17:05 | 01 Dhjetor 2022

Share:

Vetëm javën e fundit të muajit nëntor KEDS/KESCO importoi 4 milionë euro energji elektrike. Se sa janë rritur çmimet tregon fakti që nëse krahasojmë me të gjithë muajin nëntor të vitin 2020, importi i energjisë elektrike ka qenë 2.3 milionë euro.

Pra, sivjet importi i një jave po kushton 4 milionë, kurse para dy vitesh ka kushtuar rreth 500 mijë euro një javë apo 8 fish më pak.

Kjo ka ndodhur pasi çmimet e energjisë në tregjet ndërkombëtare janë rritur shumë javën e fundit.

Për energjinë e kohës së pikut, nga rreth 250 euro për megavat/orë kanë arritur në 475 euro për megavat/orë, pra gati dyfishim në krahasim me javët më herët, thuhet në njoftim.

Të ngjashme