Pas ndarjes me mbrojtësin Gentian Eminin, Ferizaj ka mbetur edhe pa një nga futbollistët më me përvojë.
Gëzim Rusi ka konfirmuar largimin nga klubi ferizajas, shkruan Demokraica.com.
“Faleminderit FC Ferizaj për këto kohë sa kaluam bashkë. Faleminderit kryesisë për korrektësinë ndaj meje, bashkëlojtarë dhe stafit të trajnerëve. Ju uroj suksese të mëtutjeshme. Me respekt Gëzim Rusi”, thuhet në postimin e Rusit në Facebook.
Ferizaj bën gara në Superligën e Kosovës në futboll dhe pas 18 ndeshjeve të zhvilluara renditet e fundit me 13 pikë./Demokracia.com/