Sport
Ferizaj zyrtarizon ndarjen me futbollistin që u transferua pesë muaj më parë
Demokracia
11:48 | 01 Dhjetor 2022

Share:

Ferizaj dhe futbollisti Gentian Emini kanë vendosur të ndajnë rrugët pas pesë muajve bashkëpunim.

Klubi ferizajas ka njoftuar se me marrëveshje të dyanshme kanë shkëputur kontratën me futbollistin, raporton Demokracia.com.

“Faleminderit për kontributin Gentian Emini. FC Ferizaj njofton se me marrëveshje të dyanshme është bërë shkëputja e kontratës me mbrojtësin e majtë, Gentian Emini”, thuhet ndër tjerash në njoftimin zyrtar të klubit.

25-vjeçari më parë karrierë ka bërë tek Ulpiana dhe Arbëria./Demokracia.com/

Të ngjashme