Lajme
Tërmeti me magnitudë 5,7 ballë godet Iranin
Demokracia
19:40 | 30 Nëntor 2022

Share:

Një tërmet me magnitudë 5,7 ka ndodhur në qytetin Kung të provincës Hormuzgan në jug të Iranit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate me shkrim nga Qendra Sizmologjike e Universitetit të Teheranit, tërmeti me magnitudë 5,7 ballë, epiqendra e të cilit ishte në qytetin Kung, është regjistruar në orën 18:47 me kohën lokale.

Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 16 kilometrash.

Nuk dihet ende nëse nga tërmeti ka shkaktuar viktima ose dëme materiale.

Të ngjashme