Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:30 në magjistralen Gjilan-Prishtinë.
Lajmin për Demokraci.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Hashani ka treguar se në aksidentin kanë qenë të përfshira dy vetura.
“Sot me datë 30.11.2022 rreth orës 07.30 në rrugën nacionale Gjilan- Prishtinë afër marketit ”Besniki” ka ndodhur aksident me lëndime të rënda trupore. Në këtë aksident janë të përfshira dy automjete, drejtuesi i njërit automjet me lëndime të rënda është dërguar në QKUK Prishtinë për trajtim të mëtejshëm. Policia e Kosovës, njësitet e komunikacionit rrugor nga Gjilani janë duke i hetuar rrethanat si si ka ardhur deri te aksidenti”, tha ai.