Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka ndarë një histori prekëse të dy shokëve që ishin të plagosur në luftën e Kroacisë dhe për 30 vite e dinin njëri-tjetrin të vdekur.
Kështu ka shkruar Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook, në të cilin thotë se ishte dëshmitar i një takimi, që përmban shumë emocion, dhembje dhe gëzim njëherësh, përcjell Demokracia.com.
“Bajram Asani nga Shkupi dhe Jeton Berisha nga Pozhari i Deçanit, ishin plagosur rëndë brenda një dite në vitin 1991, në luftën e Kroacisë dhe për tridhjetë vite, e dinin njëri tjetrin të vdekur. Kënaqësi të dëgjosh kujtimet e tyre, vuajtjet dhe të arriturat, por dhe gëzimin që janë ritakuar në liri pas tri dekadash”, ka shkruar Haradinaj.
Postimi i plotë i Haradinajt, pa ndërhyrje:
Kam dëgjuar histori të ndryshme nga njerëzit tonë.
Sot isha dëshmitar i një takimi, që përmban shumë emocion, dhembje dhe gëzim njëherësh.
Bajram Asani nga Shkupi dhe Jeton Berisha nga Pozhari i Deçanit, ishin plagosur rëndë brenda një dite në vitin 1991, në luftën e Kroacisë dhe për tridhjetë vite, e dinin njëri tjetrin të vdekur.
Kënaqësi të dëgjosh kujtimet e tyre, vuajtjet dhe të arriturat, por dhe gëzimin që janë ritakuar në liri pas tri dekadash./Demorkacia.com/
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/2590817661042632